MASHT

Arsimi dhe Afësimi Profesional sektor i rëndësishem për zhvillimin ekonomik të vendit

29 Qershor, 2010

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qendra Evropiane për Trajnime (ETF) kanë organizuar punëtori njëditore me ç’rast janë prezantuar dy tema studimi që kanë të bëjnë me “Përparimin e politikave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional” në Kosovë.

Në fokus të programit të punës së ETF-së veç tjerash janë Aftësimi Profesional (A.P), trajnimet për të gjitha nivelet në kontekst të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ndërkaq synimet ” Procesit të Torinos”, janë që të merr informacione për reformat në AP, identifikimi i trendëve kryesore, mangësive, vlerësim i shkallës zhvillimore të politikave të Bashkimit Evropian në arsim dhe trajnim dhe frymëzimi për reformat në Kosovë.

Me këtë rast Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, në fjalën përshëndetëse është shprehur se MASHT, angazhohet për qasje ndërsektoriale në arsim, ndërlidhje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe reforma mbi baza të Ekonomisë. Arsimi është Ekonomi dhe anasjelltas vlerësoi ministri Hoxhaj. Në vazhdim, ministri vuri në pah tri çështje të cilat janë kyçe dhe qenësore për Arsimin edh Aftësimin Profesional,”Së pari kemi mungesë të analizës së mirëfilltë të tregut të punës, së dyti ka mungesë të ndërlidhshmërisë në mes të Arsimit dhe Biznesit dhe së treti, mungesa e mirëfilltë e mbështetjes financiare të Arsimit Tërëjetësor”.

Ndërkaq ministri Tregtisë, Lutfi Zharku theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërministrorë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve njerëzore me qëllim të përballimit të nevojave tregut të punës në të ardhmen e që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërkaq z.Kjartan Bjornson, shef i sektorit për arsim në Zyrën Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë tha se vazhdimi i “Procesit të Torinos”, është i rëndësishëm për Arsimin dhe Aftësimin Profesional që në Kosovë përveç programeve të ETF-së ndihmohet edhe përmes KOSVET-it, (qe 8 vite) dhe programeve tjera të BE-së e që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve njerëzore me qëllim të ndikimit në zhvillimin ekonomik të vendit. Tani përmes SWAP-it, angazhohemi që të përmirësojmë edhe Kornizën e Kurrikulumit si dhe fuqizimin e arsimit tërjetësor theksoi ndër tjera z Bjornson.

Drejtoresha ne ETF-së znj, Madlen Serban, veç tjerash tha se treguesit flasin për një shkallë të madhe të papunësisë dhe se kjo shtron nevojën për një shkallë më të madhe të e Arsimimit dhe Aftësimit Profesional të të rinjve në Kosovë.

Ndryshe, ETF çdo dy vite bën prezantimin e aktivitetit, punës studimore,me qëllim që të pasqyroj dhe afirmojë rëndësinë që ka për çdo vend trajnimi dhe aftësimi profesional,ndërlidhja e arsimit me biznesin, identifikimin e trendëve kryesore, këshilla për aktorët kryesorë të Kosovës.

Last modified: 26 Gusht, 2022