Ministria e Arsimit, Shkencws, Teknologjisw dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me CARITAS-in zviceran po vazhdon organizimin e aktiviteteve me fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zyrtarë të MAShTI dhe CARITAS-it zviceran, së bashku me fëmijët, kësaj radhe kanë lexuar tregime, janë argëtuar me lojëra dhe kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme psiko-edukative.
Fëmijëve që po kurohen në Pediatri, në këtë mënyrë, po u ofrohet mundësi argëtimi dhe çasje në aktivitete edukative arsimore përmes lojës, ndërsa këto aktivitete po mirëpriten edhe nga personeli shëndetësor dhe prindërit.
Me premtimin e Ministres Nagavci, këto aktivitete në Klinikën e Pediatrisë do të vazhdojnë për të mundësuar që secili fëmijë, duke përfshirë edhe ata që ballafaqohen me probleme shëndetësore, të kenë çasje në aktivitete argëtuese, edukative dhe arsimore.
Last modified: 17 Maj, 2022