Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.
Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke hapur kështu rrugë për financimin e disa bursave për studentët tanë që të ngrisin kapacitetet profesionale në fushat me interes për zhvillimin e vendit.
Last modified: 17 Maj, 2022