MASHT

Është vendosr gurëthemeli i çerdhes së re në Ferizaj

8 Tetor, 2025

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vendosur gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Dardania të Ferizajt, e cila do të jetë në shërbim edhe të fshatrave për rreth.

Ky objekt, me sipërfaqe prej 887 metrash katrorë dhe kapacitet për 80 fëmijë, është investim i MAShTI në vlerë prej 888,064.89 euro. Çerdhja pritet të përfundojë brenda 18 muajve, duke ofruar kushte bashkëkohore dhe ambiente të sigurta e të ngrohta për fëmijët e kësaj ane.

Ministrja Nagavci tha se kjo çerdhe do të shërbejë për fëmijët e fshatit Dardania, fshatit Zllatar dhe fshatrave përreth, duke theksuar rëndësinë që MAShTI i kushton krijimit të kushteve cilësore për edukimin e hershëm.

“Krijimi i kushteve të përshtatshme, të sigurta dhe të dashura për më të vegjlit tanë është prioritet i yni si Ministri e Arsimit. Kjo çerdhe është vendi ku fëmijët tanë do të rriten me dije, siguri dhe dashuri – si fillimi më i mirë për të ardhmen e tyre”, tha ministrja Nagavci.

Vlera e përgjithshme e investimeve të MAShTI-së në Komunën e Ferizajt, që nga viti 2021 e deri më sot, arrin në 13,089,150.76 euro, duke përfshirë projekte të shumta në ndërtimin dhe renovimin e objekteve arsimore.

Last modified: 8 Tetor, 2025