MASHT

Njoftim

7 Tetor, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë koordinatorët e shkollave se platforma për verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në e-Kosova do të qëndrojë e hapur deri të premten, më datën 10 tetor 2025, ora 23:59.

Koordinatorët që ende nuk kanë përfunduar verifikimin e aplikimeve të tyre ftohen që ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mundësohet përmbyllja e procesit në kohë.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, janë edhe 2,789 aplikime në pritje që duhet të shqyrtohen nga koordinatorët shkollorë.

Në rast të vështirësive teknike gjatë procesit të verifikimit, mund të kontaktoni për ndihmë në emailin: libri@rks-gov.net, si dhe në numrat e telefonit:+383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248

Sipas të dhënave të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI), që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 e deri në mbyllje më 3 tetor 2025, janë pranuar gjithsej 204,283 aplikime, prej të cilave 201,494 janë trajtuar, 196,057 janë aprovuar dhe 5,437 janë refuzuar.

MAShTI falënderon të gjithë koordinatorët për angazhimin e tyre dhe bën thirrje që verifikimi i aplikimeve të përfundojë brenda afatit të përcaktuar.

Last modified: 7 Tetor, 2025