MASHT

Këshilli Shkencor i Ministrisë (KShM) dhe këshillat e fushave shkencore

18 Shtator, 2025

Sipas nenin 45 të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-shkencore, MASHTI themeloi Këshillin Shkencor në përbërje prej shtatë (7) anëtarësh dhe këshillat për fusha përkatëse shkencore, me qëllim të zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës.

Detyrat e KSHM janë si në vijim:

  • Këshilli shkencor vlerëson zbatimin e projekteve kërkimore-shkencore;
  • Orienton zhvillimin e fushave shkencore në pajtim me Programin Kombëtar të Shkencës;
  • Ndihmon hartimin e planit vjetor financiar për shkencën;
  • Propozon shpërndarjen e mjeteve për veprimtarinë kërkimore-shkencore nga buxheti i shtetit.

 Anëtarët e Këshillit Shkencor emërohen nga radhët e punëtorëve të njohur shkencorë, duke pasur parasysh përfaqësimin përkatës të fushave shkencore dhe mandati i tyre është katër (4) vjet.

 Anëtar i Këshillit Shkencor të Ministrisë përkatëse për shkencë, ex-oficio është drejtori i Departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.

  Tutje sipas nenin 46 të të njëjtit Ligj nr. 04/L-135, MASHTI ka themeluar edhe këshillat e fushave shkencore, anëtarët e të cilave emërohen për katër (4) vjet, në bazë të prioriteteve të përcaktuara nga Programi Kombëtar i Shkencës.

 Detyra e tyre janë:

  • Të bëjnë vlerësimin profesional të projekteve dhe
  • Të japin mendimin për financimin e aktiviteteve të tjera shkencore, vendore dhe

ndërkombëtare.

Në bazë Ligjit  dhe propozimit të Këshillit Kombëtar të Shkencës, respektivisht prioriteteve të vendosura në Programin Kombëtar të Shkencës, Ministria ka themeluar këshillat shkencore për këto gjashtë fusha:

  1. KShF për Prodhimin Bujqësor dhe Sigurinë e Ushqimit
  2. KShF për Studime Gjuhësore, Kulturore dhe Historike
  3. KShF për Kërkim Mjekësor
  4. KShF për Hulumtime Ndërdiciplinare për Teknologji të Komunikimit dhe Informacionit
  5. KShF për Burime Natyrore, Energji dhe Mjedis
  6. KShF për Shkenca Ekonomike dhe Sociale

Këto këshilla janë aktive me takimet, vlerësimet dhe raportimet e rregullta, sipas legjislacionit në fuqi.

Last modified: 18 Shtator, 2025