MASHT

Platforma KRIS Kosova

18 Shtator, 2025

Platforma KRIS në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi të qëndrueshëm për evidencimin dhe menaxhimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore në vend. Ajo synon të ofrojë të dhëna të sakta, të përditësuara dhe të harmonizuara për hulumtuesit, institucionet dhe publikimet shkencore, botimet, infrastrukturën kërkimore, projektet kërkimore, financimin dhe jo vetëm,  në përputhje me indikatorët dhe standardet e Komisionit Evropian dhe  të OECD-së.

Inicimi i kësaj Platforme u bë me kërkesë të MASHTI dhe projekti u zhvillua me bashkëfinancim MASHTI- Projekti ERASMUS + ResearchCult dhe projekti HERAS Plus, tashmë Projekti SHER.   Platforma u krijua dhe filluan regjistrimet e hulumtuesve, por aktualisht është në proces riformatimi, me qëllim të avancimit të saj në përputhje me standardet e euroCRIS/CERIF, duke mundësuar ndërveprueshmëri të plotë me rrjetet evropiane të informacionit shkencor dhe sigurimin e cilësisë së lartë të të dhënave.

Last modified: 18 Shtator, 2025