MASHT

Skema e granteve për projekte të vogla shkencore

18 Shtator, 2025

Skema e granteve të vogla shkencore, ofron mbështetje deri në 10 mijë euro për projekte shkencore njëvjeçare. Kjo skemë rregullohet me UA. Nr. 26/2016 për aplikimin në projekte të vogla shkencore: https://masht.rks-gov.net/ua-nr-26-2016-dt-22-11-2016-per-aplikim-ne-projektet-e-vogla-shkencore/, sipas të cilit hapet konkursi çdo vit dhe aplikuesve u kërkohet plotësimi i këtij formulari:

https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/04/Formulari-per-aplikim-ne-projekte-te-vogla-shkencore-2025.docx

Të gjitha aplikacionet regjistrohen nga stafi i Divizionit të shkencës dhe procedohen për trajtim, vlerësim në këshillat e fushave shkencore dhe Këshilli Shkencor i MASHTI, ku merren vendimet për përkrahjen e projekteve shkencore.

Në periudhën vjetore 2021-2025 i kemi gjithsej 87 përfitues (31 në vitin 2025, 15 në 2024, 18 në 2023, 16 në 2022 dhe 7 në 2021). 

Sa i përket buxhetit në këtë periudhë pesëvjeçare, mbështetja nga MASHTI është 680,938.70 € (255,287.70 € në vitin 2025, 114,957.00 € në vitin 2024, 145,108.00€ në vitin 2023, 112,856.00 € në vitin 2022 dhe 52,730.00 € në vitin 2021).            

Last modified: 18 Shtator, 2025