MASHT

Skema e grantit për Programin e Mbështetjes së Mësimdhënies Bazuar në Punë Hulumtuese/ Projekti HEI`25

18 Shtator, 2025

Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit nr.01B/3675, po zbatohet Projekti HEI’25 që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga dy organizata partnere – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).  Brenda këtij projekti funksionon Skema e grantit për Programin e mbështetjes së mësimdhënies, bazuar në punë hulumtuese, e cila mbështetë deri në 16 grante në vlerë prej €10,000 (dhjetë mijë euro) për grant. Grantet janë bashkëfinancuar nga MASHTI dhe projekti HEI’25, ku MASHTI ka kontribuar në vlerë prej 6,000 € (gjashtë mijë euro) për grant, ndërsa projekti HEI’25 në vlerë 4,000 € (katër mijë euro) për grant. Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej: 28 studiues/ hulumtues (16 në vitin 2024-2025 dhe 12 në vitin 2022, ndërkaq sa i përket buxhetit, gjithsej janë ndarë 136,000.00€ (100,000.00€ në vitin 2024-2025 dhe 36,000.00 € në 2022), sipas Vendimit nr.  2/ 2494, dt. 18.10.2022 dhe Vendimit nr. 2/2477, dt. 14.11.2024.

 Brenda vitit 2025 realizohen dhe mbyllen projektet e aprovuara në nëntor të viti 2024.

Konkursi me vendim, aplikacion dhe udhëzimet përkatëse gjenden në linkun në vijim:

Last modified: 18 Shtator, 2025