MASHT

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e çerdhes së re në Bardhosh të Prishtinës

30 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vendosën sot gurthemelin për ndërtimin e çerdhes së re në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Kjo çerdhe e re do të ofrojë kushte të përshtatshme për edukim të hershëm për 120 fëmijë të kësaj zone, në ambiente moderne, të sigurta dhe të ngrohta. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve më të larta bashkëkohore, me një sipërfaqe prej 1,552 m² dhe pritet të përfundojë brenda një afati trevjeçar.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në edukimin e hershëm si themel për një të ardhme më të mirë për fëmijët. 

Ndërkaq, ministrja Nagavci theksoi përkushtimin e MASHTI-t për të zgjeruar qasjen në edukimin parashkollor dhe për të ofruar kushte sa më cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Projekti është investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me një vlerë prej 1,167,980.00 euro.

Last modified: 30 Qershor, 2025