MASHT

Ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore

21 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka organizuar pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.

Provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionerëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar.

Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Last modified: 21 Qershor, 2025