MASHT

U mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së VI-të të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimoreMinistrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së VI-të të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, grupet nga Gjakova dhe Gjilani me gjithsej 62 kandidatë.

4 Shkurt, 2025

Ministrja Arbërie Nagavci, me këtë rast falënderoi Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur për përkushtimin, duke vlerësuar thellë për punën dhe përpjekjet të kësaj Agjencie sa i përket përgatitjes së kuadrove për fëmijët të cilët kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit edukativo-arsimor.

Ministrja Nagavci, gjithashtu përgëzoi të gjithë kandidatët për përfundimin me sukses të këtij kualifikimi, duke theksuar se të punosh si asistent për fëmijët me nevoja të veçanta nuk është vetëm një detyrë dhe përgjegjësi, por edhe një mision shumë fisnik dhe një akt besimi.

Nagavci përmendi normat e hapura në komunën e Gjakovës dhe Gjilanit dhe shpjegoi se konkurset për punësim mund të fillojnë që nga dita e nesërme. Ajo siguroi se sa i përket buxhetit, fondet janë të mjaftueshme për punësimin e asistentëve, që është një lajm shumë i mirë dhe inkurajues për të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë pjesë në këto konkurse.

Ndërsa, drejtoresha e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi ka theksuar rëndësinë e investimit në procesin arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, duke e cilësuar atë si një mënyrë për të garantuar cilësinë e arsimit dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për këta fëmijë.

Last modified: 4 Shkurt, 2025