MASHT

Informacion mbi thirrjen e Programit Erasmus+

27 Janar, 2025

Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftesimit Profesional” (CBVET) mbështet projekte bashkëpunimi ndërkombëtar të bazuara në partneritete shumëpalëshe ndërmjet organizatave që veprojnë në këtë fushë në shtetet anëtare të BE-së, vendet e treta të asociuara me programin Erasmus+ dhe vendet e treta që nuk janë të asociuara në Program, ku përfshihet edhe Kosova. Këto projekte synojnë të mbështesin rëndësinë, aksesin dhe reagimin e institucioneve dhe sistemeve të arsimit dhe aftesimit profesional në vendet e treta jo të asociuara me Programin, duke i konsideruar ato si një shtysë për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik.CB VET përfshin rajone nga vendet e treta jo të asociuara me programin Erasmus+. Kosova është pjesë e rajonit 1, i cili përfshin Ballkanin Perëndimor.Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve:
27 Shkurt 2025, ora 17:00 sipas kohës së BrukselitUdhëzuesi i Programit – faqet 327-337ID e Thirrjes
ERASMUS-EDU-2025-CB-VET-WB – Ndërtimi i Kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftesimit Profesional në Ballkanin PerëndimorOrganizatat nga Kosova nuk mund të jenë aplikues/koordinatorë, por vetëm si institucione partnere.E rëndësishme:

Helpdesku:EACEA-EPLUS-CBVET@ec.europa.eu

Last modified: 27 Janar, 2025