MASHT

Ministrja Nagavci takoi stafin e Institutit Pedagogjik të Kosovës

14 Tetor, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga këshilltari Muhedin Nushi, kanë takuar sot stafin e Institutit Pedagogjik të Kosovës, me ç’rast ministrja ka falënderuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të IPK-së, Ismet Potera për punën dhe angazhimin e tij disavjeçar në udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa drejtorin e sapozgjedhur, Osman Buleshkaj e ka uruar detyrën e re.

Ministrja Nagavci tha se prishtshmëritë për punën e drejtorit të ri janë të mëdha, pasi siç u shpreh ajo, është krijuar hapësirë për gjëra përmbajtësore, duke qenë se deri tani është punuar rreth përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, si institucione na bashkon qëllimi për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, duke i shfrytëzuar resurset në dispozicion, ndërsa uroi që gjatë mandatit të drejtorit të ri, të fillojë procesi i një analize të mirëfilltë të çështjeve në arsim, përmes një pune kërkimore dhe hulumtuese.

Drejtori i ri i IPK-së Osman Buleshkaj theksoi se, viti i parë i punës së tij në krye të IPK-së, përkon me ndryshime në statut, ku duhen organizime të brendshme, për çka edhe kërkoi mbështetjen e MAShTI-it.

Buleshkaj tha se, synimi për t’i zhvilluar dy komponentat kryesore, pra punën kërkimore dhe atë zhvillimore, domosdodhmërisht kërkon mbështetjen e Ministres dhe të Ministrisë, andaj edhe vizitën e Nagavcit e cilësoi si motiv shtesë, për ti përmbushur me sukses synimet e IPK-së.

Ushtruesi e detyrës së drejtorit, Ismet Potera theksoi rëndësinë e mbështetjes së MAShTI-it në aktivitetet e IPK-së, pasi komponenta e mbështetjes profesionale pedagogjike ka rol të rëndësishëm në sistemin arsimor.

Last modified: 14 Tetor, 2024