MASHT

MASHTI MBAJTI KONFERENCË NË LIDHJE ME SUBVENCIONIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE

14 Gusht, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me zëvendësministrin, Taulant Kelmendi dhe Këshilltarin e lartë politik, Muhedin Nushi, kanë mbajtur sot konferencë për media, në lidhje me përgatitjet e vitit të ri shkollor 2024/25 dhe subvencionimin e teksteve mësimore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se nesër do të hapet platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe mjetet mësimore. Përtej kësaj tha se, procesi i subvencionimit të teksteve dhe mjeteve mësimore është plotësisht transparent, i cili e shmang mundësinë e çfarëdo keq menaxhimi apo keq planifikimi që ka ndodhur në të kaluarën.

Nagavci tutje tha se, këtë vit për nxënësit nga klasa e 1-5 subvencionimi do të bëhet me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9 subvencionimi do të jetë me nga 110 euro.

Ministrja Nagavci tha se kemi ndarë me kohë katalogun e teksteve shkollore tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara. Këto lista do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë dhe të publikohen në vende të dukshme në shkolla.

Zëvendësministri, Taulant Kelmendi tha se, këtë vit përveç blerjes së teksteve mësimore, do të subvencionohet edhe blerja e materialeve të tjera shkollore, në mënyrë që që procesi i mësim nxënies të jetë sa më cilësor. Ai tha se, është viti i dytë që MAShTI po subvencionon edhe për mjete shkollore dhe që është obligim ligjor për një qasje sa më të barabartë për të gjithë nxënësit brenda sistemit arsimor.

Këshilltari i lartë, Muhedin Nushi i cili foli për inventarizimin e objekteve shkollore, ndërtimin e çerdheve e shkollave me ç’rast tha se nuk ka asnjë kërkesë nga komunat që nuk është trajtuar nga MASHT-i. Ai u bëri thirrje komunave që kërkesat të cilat i adresojnë në Ministri të jenë të kompletuara në mënyrë që të realizohen sa më shpejt.

Last modified: 14 Gusht, 2024

Comments are closed.