MASHT

LANSOHET NË PLATFORMËN E-KOSOVA PARAQITJA ONLINE E PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE

28 Maj, 2024

Në funksion të zhvillimeve të proceseve digjitalizuese të sistemit të arsimit parauniversitar,  Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit për herë të parë ka lansuar në platformën e-Kosova paraqitjen online të Provimit Shtetëror të Maturës. 

Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI.

Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online.

Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave.

Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ , duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime → Arsimi → Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë.

Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova:

https://rb.gy/ffbjat

Last modified: 28 Maj, 2024