Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndarë certifikata për 30 këshilltarë të karrierës-niveli i V-të, të Qendrës së Kompetencës në Prizren, me ç’rast ka thënë se, pajisja e këshilltarëve të karrierës me certifikata është një arritje të madhe dhe rezultat i punës së përbashkët që ka filluar nga marrja e mandatit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/427984457-775909874568381-7841124741279996248-n-1024x683.jpg)
Ministrja Nagavci në fjalën e rastit theksoi se, synim i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit është fuqizimi i komponentës së orientimit dhe këshillimit në karrierë, duke shtuar se, këshilltarët e karrierës kanë një detyrë serioze dhe me peshë madhore për shoqërinë dhe vendin tonë.
Ministrja Nagavci tha se, ky trajnim nënkupton pesë javë punë dhe angazhim jo të lehtë, e cila ka çuar në finalizim të suksesshëm të mundit dhe angazhimit përmes pajisjes me certifikatë, e cila i bënë mjaftueshëm kompetentë në detyrën që të këshillojnë nxënësit në gjetjen e punës së tyre.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/427871704-775909937901708-5777719957461833653-n-1024x769.jpg)
Nagavci ka falënderuar Projektin EYE dhe Qeverinë e Zvicrës, bashkëpunëtorët nga MAShTI dhe Agjencinë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur, për punën dhe përkrahjen e palodhshme të Qendrës së Kompetencës në Prizren – si institucioni i parë publik i akredituar për ofrimin e programit të trajnimit për nivelin V.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/427915363-775909837901718-2422363809410713211-n-1024x683.jpg)
Fikrije Zymberi, U.D. Drejtoreshë e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur tha se, tani më ekzistojnë kapacitete të ndërtuara për këshillimin në karrierë, ku këtë vit certifikohet grupi i tretë i këshilltarëve të trajnuar.
Ndryshe, AAAPARr në bashkëpunim me DKA-të dhe me përkrahjen e Projektit EYE dhe Solidar Swiss, kanë themeluar 11 qendra të karrierës me bazë në shkollë, ndërsa gjatë dy viteve të fundit janë ndërmarrë edhe veprimet në:
– Standardizimin e modelit të qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale;
– Hartimin e UA për funksionimin e shërbimeve të qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale;
– Akreditimin e programit kualifikues/ri-kualifikues për këshilltarë të karrierës;
-Zhvillimin e konceptit të shërbimeve të orientimit në karrierë për klasat 6-9 të shkollave të mesme të ulëta;
– Institucionalizmin e pozitës së këshilltarëve të karrierës për klasat 6-9 dhe 10-12 përmes kategorizimit në ligjin e pagave.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/427893661-775909964568372-2143088233776467476-n-1024x683.jpg)
Last modified: 29 Shkurt, 2024