MASHT

Këshilli Kombëtar i Shkencës

26 Dhjetor, 2023

Rreth nesh

Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSH) është themeluar në bazë të Ligjit  për Veprimtari Kërkimore-shkencore nr. 04/L-135. Përbërja 15-anëtarëshe është emëruar nga Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të datës 23 nëntor 2021, ndërsa konstituimi i Këshillit është bërë më 11 janar të vitit 2022. Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSH) operon sipas rregullores së punës të hartuar nga vet këshilli.

Veprimtaria

1.1. paraqet Qeverisë së Kosovës propozimin e Programit Kombëtar Shkencor;

1.2. vlerëson, në aspektin krahasimtar, gjendjen në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe teknologjike, pozitën dhe zhvillimin e saj në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare;

1.3. jep mendimin për nevojën e themelimit, ristrukturimit apo suprimimit të instituteve kërkimoro-shkencore;

1.4. propozon dhe nxit ndërmarrjen e masave për përparimin e veprimtarisë kërkimore shkencore;

1.5. shqyrton çështje të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me sistemin kombëtar të inovacioneve si dhe propozon dhe nxit ndërmarrjen e masave për përparimin e tij në funksion të zhvillimit teknologjik;

1.6. shqyrton dhe jep mendimin për çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit, sipas kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Programi Kombëtar i Shkencës (PKSH)

Programi Kombëtar i Shkencës (PKSH), bazuar në  Ligjin  për Veprimtari Kërkimore-Shkencore nr. 04/L-135, është dokument që orienton politikat e kërkimit shkencor në Kosovë, duke përcaktuar objektivat dhe masat për të mbështetur koherencën, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit kombëtar të kërkimit shkencor dhe të inovacionit.

Programi Kombëtar i Shkencës është dokument themelor shkencor me të cilin përcaktohen:

1.1. fushat shkencore që duhet të zhvillohen në mënyrë të veçantë;

1.2. fushat shkencore që duhet të zhvillohen në mënyrë sistemore, për shkak të ngecjes në zhvillim;

1.3. zhvillimet e kapaciteteve institucionale shkencore.

Miratimi dhe zbatimi i Programit kombëtar të shkencës

1. Programi Kombëtar i Shkencës, miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim të Qeverisë.

2. Programi kombëtar i shkencës, miratohet për periudhën pesë (5) vjeçare. Plotësohet dhe ndryshohet me procedurë të njëjtë.

3. Qeveria e Republikës së Kosovës i paraqet Kuvendit deri me 31 mars raport për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, si dhe për gjendjen e përgjithshme në veprimtarinë kërkimoreshkencore në Kosovë.

4. Mjetet për realizimin e Programit Kombëtar të Shkencës, sipas propozimit të Qeverisë, i përcakton Kuvendi i Kosovës.

5. Qeveria, mund të sjell masa favorizuese financiare për institucionet kërkimore-shkencore me qëllim të realizimit të Programit Kombëtar të Shkencës.

Last modified: 20 Nëntor, 2024