Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvëndësministri i MASHTI, Taulant Kelmendi dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj vizituan kazermat e FSK-së ku po realizohet programi “Edukimi për Siguri”.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në kanë realizuar këtë program që ka për qëllim trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes. Ky program u zhvillua me 2100 nxënës të klasëve të 11-ta të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/07/357038254-640028134823223-4398858693668951034-n.jpg)
Trajnuesit e FSK-së në kazermat e Prishtinës, Pomozotinit, Prizrenit, Ferizajit, Mitrovicës, Istogut, Gjilanit dhe Gjakovës i njoftuan, ligjëruan dhe përagatiten të rinjët me aftësi dhe shkathtësi me bazë ushtarake.
Temat e programit përfshinë fushat si edukimi fizik në institucionet e sigurisë, armët, historikun dhe vlerat e institucioneve të sigurisë, njohja me pajisjet e FSK, policinë dhe institucionet e tjera, lidershipi, ndihma e parë dhe kërkimshpëtimi.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/07/356649837-640028424823194-5437814532808266857-n-1024x683.jpg)
Nga ky vit, MASHTI ka listuar në listën e lëndëve zgjedhore lënden “Edukimi për siguri” me qëllim aftësimin dhe përgatitjen e të rinjëve me njohuri dhe shkathtësi fizike për sigurinë.
![](https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/07/356638328-640028374823199-1962576397140451812-n-1024x683.jpg)
Last modified: 3 Korrik, 2023