MASHT

KRYEMINISTRI KURTI DHE MINISTRAT NAGAVCI E KRASNIQI U TAKUAN ME STUDENTËT PËRFITUES TË BURSAVE PËR KOMUNITETET

26 Janar, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë takuar sot studentët nga radhët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom, të cilët janë përfitues të bursave sipas Marrëveshjes mes dy ministrive.

Me këtë rast, kryeministri Kurti përmendi faktin se tashmë për të gjithë studentët ofrohet arsimi i lartë pa pagesë, ndërsa theksoi se përmes këtyre bursave në vlerë 1 mijë euro për studentët nga komunitetet, synohet që ata të mos mendojnë për anën financiare, por vetëm për ngritjen e tyre profesionale dhe akademike.

Ministrja Nagavci, ndërkaq, theksoi se Qeveria e Kosovës po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim, ndërsa theksoi përkushtimin që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizohen gjeneratat e reja.

Ministrja Nagavci u uroi suksese në studime me shpresën se këta studentë në vitin e ardhshëm do të përfitojnë bursën elitare. Ajo i porositi studentët e komuniteteve që të shërbejnë si promotorë dhe të nxisin të rinjtë në komunitetin e tyre që të arsimohen.

Last modified: 26 Janar, 2023