MASHT

ZËVËNDËSMINISTRI PUPOVCI VIZITOI SHKOLLËN PROFESIONALE “SHTJEFËN GJEÇOVI” NË PRISHTINË

2 Shtator, 2022

Zëvëndësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, i shoqëruar nga Drejtoresha e AAAPARr znj. Fikrije Zymberi, vizitoi Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtefjën Gjeçovi” në Prishtinë.

Pas takimit me menaxhmentin e shkollës të udhëhequr nga Drejtori z. Blerim Gërvalla, mysafirët vizituan disa klasa dhe punëtori ku iu dëshiruan nxënësve fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Zëvendësministri shprehi bindjen se mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës duhet të vazhdojë në mënyrë të rregullt dhe nxënësit të mos dëmtohen.

Last modified: 2 Shtator, 2022

Comments are closed.