Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi ka pritur në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës, të kryesuar nga Tim Cartwright, shef i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Zëvendësministri Baldzi i njoftoi mysafirët për sistemin e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë arsimin e komuniteteve, si dhe i falënderoi për mbështetje në botimin e librit “Multikulturalizmi në Kosovë”.
Ndërkaq, Cartwright, ofroi mbështetjen e Këshillit të Evropës në aktivitete ndërkulturore jashtë kurrikulave, si dhe vazhdimin e organizmit të kuizit të diturisë “Rrugëtimi për në BE”.
Cartwright, po ashtu ka ofruar mbështetje në trajnimin e mësimdhënësve për mësimin e gjuhëve të mjedisit.
Last modified: 1 Shtator, 2022