MASHT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit uron të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës.

6 Mars, 2014

Në urimin e ministrit Buja drejtuar mësimdhënësve thuhet:

7 Marsi – Dita e Mësuesit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqip, e cila shënohet me krenari dhe dinjitet nga të gjithë ne.

Mësuesit kanë merita të jashtëzakonshme në përgatitjen e gjeneratave që vunë themelet e dijes, shkencës dhe institucioneve.

Shkolla shqipe në Republikën e Kosovës nuk ka qenë vetëm vatër e dijes, por edhe e nismave dhe lëvizjeve të mëdha historike, duke ndikuar edhe në realizimin dhe krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë mësimdhënësve që kontribuan në ngritjen e sistemit të arsimit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqërisë.

Qeveria e Kosovës do të angazhohet vazhdimisht në avancimin e pozitës së mësimdhënësve dhe respektimin institucional të tyre, në mënyrë që mësimdhënësi ta zhvillojë me përgjegjësinë më të madhe garën e dijes, garën e vërtetë të zhvillimit të shoqërisë.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.