MASHT

Zv/ministri Mustafa priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

19 Mars, 2014

Zëvendësministrat e Arsimit, z. Nehat Mustafa ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, z. Henrik Markush.

Gjatë këtij takimi është biseduar për arsimin në përgjithësi në Kosovë, me theks të veçantë arsimin e lartë, me ç’rast mysafiri z. Markush ka bërë të ditur se Qeveria e Sllovakisë do të të ndajë bursa për studentët kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në Republikën e Sllovakisë.

Zv/ministri Mustafa e ka vlerësuar këtë si një lajm të mirë për Kosovën, ndërsa e njoftoi mysafirin se tashmë Kosova ka studentë pothuaj në të gjitha shtetet evropiane dhe se këta studentë kanë treguar rezultate të mira kudo që kanë shkuar për studime.

Është hera e parë që studentët nga Kosova përkrahen financiarisht për të studiuar në Sllovaki nga Qeveria e këtij shteti, ndërsa ata do të aplikojnë drejtpërdrejt në universitetet sllovake.

Zv/ministri Mustafa theksoi se MAShT do të njoftojë me kohë të rinjtë kosovarë për këtë mundësi të studimit.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.