MASHT

Ministri Buja priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë

1 Prill, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi qe ndërlidhen me sistemin e arsimit, e sidomos për bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë në këtë fushë.

Ministri Buja e ka uruar ambasadorin Minxhozi për detyrën e tij të re, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij në Kosovë.

Ministri Buja ka shprehur vullnetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Duke folur për gjendjen në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë, si dhe bashkëpunimin në mes të dyja shteteve, ministri Buja theksoi se nga ky bashkëpunim tashmë kemi Abetaren e përbashkët, ndërsa po punohet nga ekspertët e të dyja vendeve sa i përket përafrimit të kurrikulave.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi ka vlerësuar punën e ministrit Buja dhe ka shprehur vullnetin e tij për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e arsimit.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.