MASHT

Ministri Buja priti nxënësit fitues në Olimpiadën Ndërkombëtare të diturisë të mbajtur në Hjuston

21 Maj, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja priti nxënës të gjimnazit “Hasan Nahi” të Prishtinës, të shoqëruar nga mësimdhënës të kësaj shkolle.

Nxënësit e klasës së 10-të, Lendrit Januzaj dhe Endrit Himaj ishin pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare I-SWEEEP-2014 në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme, të mbajtur në Hjuston të ShBA-ve.

Në këtë garë, ata u shpërblyen me medaljen e bronztë në një konkurrencë prej 385 garuesve nga 110 vende të ndryshme, me projektin “Kanceri në paratë e letrës, përmasat dhe kontrolli i Aflatoksinës”.

Ministri Buja tha se, sukseset e nxënësve tanë nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare janë një dëshmi e mirë për cilësinë e arsimit në vendin tonë dhe rezultat i punës së palodhshme të mësimdhënësve dhe nxënësve tanë inovatorë, si Lendriti dhe Endriti.

Ministri Buja theksoi se, synimi ynë është që Kosovën ta bëjmë vend të dijes, ndërsa tha se sukseset e tilla janë një sinjal i mirë se jemi në rrugën e duhur.

Nxënësit fitues i shpjeguan ministrit për angazhimin e tyre në punën hulumtuese dhe theksuan mbështetjen e parezervë të mësimdhënësve të tyre.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.