MASHT

Testin e Maturës do ta monitorojë Internews Kosova dhe BIRN

26 Qershor, 2014

Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa, njeherit kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me z. Faik Ispahiu, përfaqësues i Internews Kosova dhe BIRN, sipas të cilës këto dy organizata përmes infrastrukturës së ndërtuar tashmë KALLXO.com, do të monitorojnë Testin e Maturës Shtetërore.

Sipas këtij Memorandumi, MAShT do të sigurohet që të gjithë monitoruesit e KALLXO.com të kenë qasje të papenguar në të gjitha hapësirat e objekteve shkollore, në të cilat do të administrohet Testi i Maturës Shetërore, si dhe mundësinë për të fotografuar, xhiruar dhe dokumentuar në të gjitha format procesin e administrimit të Testit të Maturës Shtetërore. Në anën tjetër, ekipet e KALLXO.com duhet të zbatojnë standardet më të larta të monitorimit dhe raportimit të paanshëm e profesional.

“MAShT do të ftojë të gjithë maturantët, mësimdhënësit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë platformën KALLXO.com për të raportuar parregullsitë eventuale gjatë procesit të administrimit të Testit të Maturës Shtetërore”, thuhet në Memorandumin, i cili do të shfrytëzohet si bazë për bashkëpunim edhe në katër vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.