MASHT

Telegram ngushëllimi i ministrit Bajrami për familjen Nushi

3 Shtator, 2015

E nderuar familje Nushi, Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, akademik Pajazit Nushi.

Ndarja nga jeta e akademikut Nushi është dhembje për familjen Tuaj dhe për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim, përfshirë këtu edhe gjenerata të tëra studentësh. Por, kjo është edhe një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën, sepse ishte një padagog i palodhshëm gati gjithë jetën, e po ashtu na la një pasuri të madhe me veprimtarinë e tij shkencore. 

Akademik Pajazit Nushi, do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’iu shërbejë brezave që vijnë, sidomos atyre të fushës së psikologjisë, ku ai dha kontributin më të madh. 

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt,                                                                                               
Arsim Bajrami – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 1 Shtator, 2022