Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri Bajrami ka theksuar ndihmën e vazhdueshme të BE-së në arsimin kosovar, ndërsa tha se MAShT ka filluar shumë projekte në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim dhe ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e partnerëve.
Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe projekte të tjera të rëndësishme.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në sferën e arsimit dhe do të jetë partner i vazhdueshëm i MAShT në planet për ngritjen e cilësisë në arsim.
Last modified: 31 Gusht, 2022