MASHT

Ministri Buja priti në takim Bordin e Universitetit “Fehmi Agani”

4 Shtator, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takim drejtuesit e Bordit të Universitetit Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Takimi kishte për qëllim njoftimin rreth ecurisë së procesit të përgatitjeve, për fillimin e vitit të ri akademik 2014/ 2015.

Ministri Buja, me këtë rast tha se , ndjehet i nderur në mesin e njerëzve, të cilët suksesshëm janë duke udhëhequr punën e një tempulli të dijes.

Ministri Buja, ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e arsimit, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Universitetit të Gjakovës, Bajram Nuraj tha se, në Universitetin Publik të Gjakovës janë arritur suksese të dukshme sepse është punuar vazhdimisht në krijimin e hapësirave për studentët, kompletimin stafit akademik dhe rekrutimin e stafit të administratës.

Kryetari Nuraj ka folur edhe për nënshkrimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë, për degët e Fakultetit të Mjekësisë, si dhe për disa marrëveshje të tjera, me universitete të ndryshme, të cilat kanë për qëllim këmbimin e përvojave dhe ngritjen e cilësisë së studimeve.

Z. Nuraj, po ashtu ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin e studentëve rë rinj dhe për një fillim të mbarë të vitit të ri akademik.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.