MASHT

Ministri Buja priti në takim një grup mësimdhënësish nga Malisheva

5 Shtator, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takim një grup mësimdhënësish, të cilët ditë më parë protestuan para dyerve të Kuvendit Komunal në Malishevë, në shenjë pakënaqësie ndaj procesit të pranimit të mësimdhënësve në tri shkollat e mesme të kësaj komune.

Ministri Buja, me këtë rast ka njoftuar mësimdhënësit për hapat të cilët i ka ndërmarrë Ministria e Arsimit në zgjidhjen e kësaj situate.

Ministri Buja, ka bërë të ditur se MAShT ka angazhuar Drejtorinë e Inspektoratit në këtë drejtim dhe se veprimet do të ndërmerren vetëm pas hartimit të raportit të plotë nga të gjeturat lidhur me ecurin e konkursit.

“MAShT do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, konform mekanizmave ligjorë sepse detyra e mësuesit është mision dhe për hir të kësaj ndjehem i obliguar që të ndihmoj në zgjidhjen e kësaj situate”, është shprehur ministri Buja.

Ndërsa, përfaqësuesi i grupit të mësimdhënsvse, Sedat Sahitaj, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë e procesit të pranimit të mësimdhënësve në këtë komunë.

Sahitaj ka thënë se ata tashmë kanë bërë kërkesë për anulim të këtij konkursi, duke e cilësuar këtë proces të jashtëligjshëm.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.