MASHT

MAShT organizoi pjesën e dytë të Provimit të Maturës – afati i gushtit

6 Shtator, 2014

Rreth 23 mijë maturantë, sot i janë nënshtruar pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2014 – afati i gushtit. Testimi i tyre në lëndët e afërta me drejtimin është bërë në 235 Qendra të Testimit (QT) në gjithë Kosovën.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim në MAShT, njëherësh anëtar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), tha se organizimi i testit ishte në nivelin e duhur.

“Ç`do gjë ka shkuar ashtu siç është planifikuar dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi, që do ta bënte testin të pavlefshëm në aspektin përmbajtësor. Synimi ynë është që të kemi rezultate sa më reale, ndërkaq Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim, ditëve në vijim , do të punojë me intensitet të shtuar, që sa më parë të kemi rezultatet”, tha z. Kadriu.

Edhe kësaj here, testi është mbajtur në 235 qendra të testimit , ndërsa për administrim të suksesshëm, janë kujdesur rreth 1500 administrues dhe mbi 700 komisionerë, të cilët kryesoheshin nga profesorë të universiteteve publike. 

Rezultatet e testit pritet të shpallen me datë 15 shtator , ndërsa, nxënësit pas kësaj date do të kenë kohë tri ditë për ankesa.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.