MASHT

Marrëveshje Bashkëpunimi për vetëdijesimin e të rinjve për mbrojtjen e të dhënave personale

22 Shtator, 2014

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Xhavit Dakaj dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Ruzhdi Jashari, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, lidhur me vetëdijesimin e të rinjve sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

Palët nënshkruese të marrëveshjes thanë se, qëllimi i këtij bashkëpunimi është sigurimi i përpunimit të ligjshëm i të dhënave personale të studentëve, stafit pedagogjik dhe administratës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe sensibilizimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

MAShT, me këtë rast, obligohet që përmes angazhimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, të bashkëpunojnë në veçanti me shkollat fillore dhe të mesme, sa i përket sensibilizimit, organizimit të seminareve, trajnimeve apo dhënies së leksioneve në lidhje me fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe pasqyrimin e praktikave më të mira.

Last modified: 31 Gusht, 2022