Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, znj. Angelika Viets, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin reciprok ndërmjet dy shteteve në fushën e arsimit, sidomos në atë të arsimit profesional.
Ministri Bajrami, përmendi kontributin që ka dhënë Qeveria gjermane përmes projekteve të GIZ-it, sa i përket trajnimit dhe aftësimit profesional të mësimdhënësve, ndërkaq foli edhe për adaptimin e sistemit gjerman të arsimit profesional në vendin tonë, i cili nënkupton mësimin dual në shkolla.
Ministri Bajrami dhe ambasadorja Viets diskutuan edhe mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, sa i përket pagesës së mësimdhënësve të Gjimnazit “Loyola”, zgjerimit të stafit të mësimdhënësve dhe ngritjes së nivelit të përgatitjes profesionale të tyre.
Ndërkaq, ambasadorja Viets tha se Gjermania është e gatshme që të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë, si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.
Last modified: 31 Gusht, 2022