Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë sa i përket fushës së arsimit.
Ministri Bajrami dhe O’Connell u pajtuan që bashkëpunimi i Kosovës me Britaninë e Madhe të vazhdoj edhe në të ardhmen, sidomos tani kur kanë filluar reforma në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë.
Ministri Bajrami vlerësoi edhe një herë kontributin e Qeverisë së Britanisë së Madhe, në përgatitjen e kuadrove përmes bursave për shkollim në universitetet britanike.
Ndërsa, ambasadori O’Connell konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për mbështetje të vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit. Ambasadori O’Connell gjthashtu i’a dorëzoi ftesën ministrit Bajrami për pjesëmarrje në Forumin Botërorë të Arsimit 2016, i cili do të mbahet nga data 18 deri më 20 janar të vitit të ardhshëm.
Last modified: 30 Gusht, 2022