MASHT

MASHT shënon përvejtorin e Konvetës për të Drejtat e Fëmijëve 20 Nëntorin

20 Nëntor, 2015

Duke pas parasysh cënimin e të drejtave të fëmijës, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara, me 20 Nëntor 1959, shpalli “Deklatatën për të Drejtat e Fëmijës”. Që nga kjo datë, 20 Nëntori është shpallur ditë e të drejtave të fëmijëve.  Me 20 Nëntor 1989,  pas shumë bisedimesh për zgjerimin e Deklaratës, e cila kishte rol vetëm rekomandues,  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli Konventën për të Drejtat e fëmijës, e cila pëmbanë 54 nene.


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që nga themelimi i saj e shënon këtë datë me aktivitete të ndryshme për fëmijë në fushën e arsimit dhe edukimit. 
Për të shënuar këtë datë dhe me qëllim të senzibilizimit të punonjësve të arsimit në të gjitha nivelet, duke flluar nga shkollat deri në nivelin më të lartë të arsimit – Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë,  fëmijët  përfaqësues të Asambleve Komunale të Fëmijëve të  7 regjioneve të Kosovës u takuan sot  me këshilltarin e ministrit Bajrami, z. Azem Guri për të shfaqur kërkesat (brengat) e tyre. 

Nga kërkesat themelore të fëmijëve ishin: cilësia në arsim, mungesa e kabineteve profesionale në shkolla, mungesa e vendimarrjes së fëmijëve si: lëndët zgjedhore në shkolla vendosen pa i pyetur fëmijët fare dhe pa respektuar preferencat e tyre, pastaj kurset private të mbajtura nga mësimdhënësit të cilat janë të kushtueshem për nxënësit si dhe realizohen në ambjente jo profesionale, mungesa e sigurisë në shkollat, mungesa prfesionale e mësimdhënësve, mungesa e praktikës profesionale,  fëmijët e angazhuar në punë, të cilët janë fëmijë potencial për të braktisur shkollën, etj. Ndërkaq, një  kërkesë specifike u pranua nga fëmijët e SOS Fshatit, të cilët përveç tjerash kërkojnë nga institucionet që ata të jenë të barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë dhe të ndjekin mësimin pavarësisht se ku dhe si jetojnë.

Këshilltari Guri, pasi dëgjoi kërkesat e fëmijëve, shprehu gatishmërinë e tij dhe Kabinetitit të Ministrit se MASHT është e angazhuar që këto kërkesa të realizohen me përpikëri, madje disa nga ato tanimë janë në proces të realizimit. Kur është fjala për rritjen e cilësisë, ai tha se MASHT, ka përgatitur Strategjinë për rritjen e cilësisë, e cila pritet të miratohet vitin e ardhshëm, MASHT në bashkëpunim me miqtë e saj është duke paisur 95 shkolla, në të cilat po pilotohet  Korrniza e Kurrikulit të Kosovës, me kabinete profesionale.   Sa i përket realizimit të praktikës profesionale në shkolla Guri tha tanimë kemi realizuar marrëveshje me Koorporata si KEDS për t`u mundësuar nxënësve kryerjen e praktikës profesionale si dhe institucione dhe biznese të ndryshme të fushave të caktuara, ndërkaq kurset private MASHT i ka ndaluar, duke obliguar mësimdhënësit që gjatë peridhudhave të pushimeve shkollore të realizoje orë shtesë për fëmijët që kanë nevojë, e në veçanti muajin Maj dhe Qershor, kur nxënësit kanë nevojë që të përgatiten për tesitn e arritshmëri dhe maturës. Po ashtu Këshilltari Guri ftojë fëmijët që gjdo kohë të vigjilent dhe të ngrisin zërin për realizimin e të drejtave të tyre në të gjitha fushat si dhe kujtojë që Kosova të drejat e fëmijëve i mbron  me Kushtetutë dhe infrstrukturë ligjore. 

Takimi i fëmijëve me përfaqësues të MAShT u mundësua nga organizata Save the Children dhe Syri i Vizionit, të cilët i falenderojmë për angazhimin ditor për mbrojten dhe avanzimin e të drejtave të tyre. 

MASHT falenderon grupin teknik të punës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, të cilat ndihmuan në punën disa ditore. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.