MASHT

Ministri Bajrami priti një delegacion nga Universiteti “James Madison”

23 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti një delegacion nga Universiteti “James Madison” të udhëhequr nga z. Herbert Amato dhe z. Keston Fulcher.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka kërkuar përkrahjen e menaxhmentit të këtij universiteti në dy fusha konkrete: në fushën e akreditimit dhe atë menaxhimit financiar të universiteteve publike.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për implementimin e Marrëveshjes së nënshkruar në shtator të këtij viti nga ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e këtij Universiteti për shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve dhe mundësitë e organizimeve të ndryshme të përbashkëta në arsimin e lartë.

Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit “James Madison”, z. Herbert Amato shprehu gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes në fushat e caktuara dhe në procese të tjera në arsimin e lartë.

Last modified: 30 Gusht, 2022