MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në Konferencën Java e Industrisë së Microsof-it “Ndikim i vërtetë për një qeverisje dhe arsim më të mirë”

8 Dhjetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në Konferencën Java e Industrisë së Microsof-it “Ndikim i vërtetë për një qeverisje dhe arsim më të mirë”, e cila u organizua nga MAShT, Ministria e Administratës Publike dhe kompania Micosoft.

“Java e Industrisë së Microsof- it”, ka për qëllim promovimin e partneritetit strategjik që Qeveria e Kosovës ka ndërtuar me këtë kompani të teknologjisë informative dhe reformimin e administratës publike, me fokus të veçantë, përmirësimin e sistemit të edukimit në Republikën e Kosovës.

Ministri Bajrami, në fjalën e tij të rastit theksoi se, MAShT është e përkushtuar për të promovuar cilësinë në sistemin arsimor dhe për të qenë në hap me trendin aktual të teknologjisë informative.

Ministri Bajrami përmendi edhe Marrëveshjen e nënshkruar kohë më parë me Kompaninë Microsoft, në përpjekje për modernizimin e sektorit të arsimit, në të gjitha nivelet.

Ndër të tjera, ministri Bajrami vlerësoi se, përdorimi i produkteve të Microsoft-it do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë në arsim, ndërkaq shtoi se, është duke u punuar për të bërë kalimin nga mësimdhënia klasike në atë moderne.

Në këtë kontekst, ministri Bajrami tha se, mësimdhënësit dhe nxënësit janë partnerë të rëndësishëm në procesin e promovimit të mësimdhënies cilësore. “Do të angazhohemi që standardet e teknologjisë së informacionit t’ i bëjmë standarde të domosdoshme për secilin mësimdhënës, drejtor të shkollës dhe nxënës, të cilët janë të hapur ndaj pranimit të teknologjisë infomative”, theksoi ministri Bajrami.

Last modified: 30 Gusht, 2022