MASHT

Telegram urimi

21 Dhjetor, 2015

I nderuar ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi,

Më lejoni që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, t’ua përcjellë urimet më të përzemërta, për themelimin e Universitetit të ri “ Nënë Tereza”, në Shkup, i cili do të fillojë të funksionojë nga viti akademik 2016/2017.
 
Jam i sigurt se themelimi i këtij universiteti do t’i kontribuojë avancimit të arsimit shqip në Maqedoni, prandaj më lejoni që të shpreh gatishmërinë time si ministër i Arsimit të Kosovës, që edhe më tutje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ndërmjet dy ministrive tona respektive, për konsolidimin dhe rritën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe për avancimin e sistemit arsimor në Maqedoni.
 
Arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë themelore e popujve, prandaj hapja e këtij Universiteti, shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në historinë më të re të arsimit shqip.
 
Përveq që do të ju shërbejë të rinjve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, Universiteti “Nëna Terezë”, do të jetë një mundësi më shumë edhe për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Me respekt,
Arsim BAJRAMI, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 30 Gusht, 2022