Në tryezën e organizuar nga Këshilli Britanik, në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2016, i cili po mbahet në Londër, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka takuar ministrat pjesëmarrës të kësaj tryeze, si dhe i ka njoftuar për procesin e reformës në arsim, me theks të veçantë në fushën e arsimit profesional dhe ndërlidhjen e tij me nevojat e tregut të punës, me qëllim të punësimit të të rinjëve.
Ministri Bajrami, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime bilaterale me ministra tjerë të Arsimit, për të biseduar rreth mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahje në reformat e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme ministri Bajrami do të pritet nga përfaqësues të institucioneve të Qeverisë Britanike
Ministri Bajrami po merr pjesë në këtë Forum Botëror të Arsimit me ftesë të z. Jo Johnson MP, ministër për Universitete dhe Shkencë dhe z. Rt Hon Nicky Morgan, Sekretar i Shtetit për Arsim.
Punimet e këtij Forumi, ku po marrin pjesë mbi 90 ministra të arsimit nga vende të ndryshme të botës, do të zgjasin deri më datën 21 janar të këtij viti.
Last modified: 30 Gusht, 2022