Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj, në cilësinë e kryesues së Këshillit për Planprograme dhe Tekste Shkollore, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, si dhe me drejtorët e tetë shkollave të arsimit fillor.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i plotë i drejtorëve për procesin e rishikimit të teksteve ekzistuese shkollore për klasat 1 – 9. Zv/ministrja Statovci Demaj prezantoi gjithë procesin e deritanishëm, bashkë me instrumentet e dizajnuara nga ekspertët për mbledhjen e informatave nga aktivi i mësimdhënësve.
Drejtoret u ftuan për bashkëpunim të hapur në organizmin e këtij procesi brenda komunave të tyre, me qëllim të grumbullimit të sygjerimeve e informatave nga ana e mësimdhënësve.
Në anën tjetër, drejtorët komunal të arsimit u shprehën mirënjohës për këtë proces të shumëpritur tash e sa kohë dhe ofruan bashkëpunimin e mësimdhënësve si ekspertë funksionalë në rishikimin e teksteve shkollore.
Last modified: 30 Gusht, 2022