Të dashur studentë,
Të respektuar profesorë,
Sot janë mbushur 46 vjet nga dita e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Po kaq vite të Universitetit të Prishtinës, janë pjesë e pashkëputur e historisë së Kosovës.
Universiteti i Prishtinës u themelua në momentet kyqe të rezistencës shoqërore dhe si i tillë ishte promotori më i madh i emancipimit dhe faktorizimit të shqiptarëve.
Sot ndodhemi para një momenti tjetër të sfidës së reformimit të Universitetit të Prishtinës, prandaj duke besuar në përkushtimin dhe angazhimin Tuaj, ju ftoj të përqendroni gjithë energjinë tuaj për të punuar për autonominë substanciale akademike dhe financiare të Universitetit të Prishtinës, për të vendosur rend akademik, sistem të vlerave dhe të konkurrencës. Nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme se sa cilësia akademike që ofron Universiteti i Prishtinës, sepse kjo do të përcaktojë edhe vlerën e shtetit tonë.
Dëshirojmë që ky Universitet të jetë promotor i stabilitetit, i rendit akademik dhe hulumtimit shkencor.
Ju dëshiroj suksese!
Me respekt,
Prof. Dr. Arsim Bajrami,
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Last modified: 30 Gusht, 2022