MASHT

Ministri Bajrami morri pjesë në certifikimin e kandidatëve që kanë ndjekur trajnimet e ofruara nga projekti TalkON (Zhvillimi i Kapacitetit për Udhëheqjen e Lartë Arsimore)

16 Dhjetor, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, dje ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të projektit TalkON (Zhvillimi i Kapacitetit për Udhëheqjen e Lartë Arsimore). Projekti TalkON është mbështetur nga Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GiZ) dhe ka ofruar përkrahje në zhvillimin e kapaciteteve për udhëheqjen në arsim, respektivisht trajnime për zhvillimin e kapaciteteve në nivel individual dhe të institucionit.

Ministri uroj kolegët nga MAShT dhe zyrtarët nga Drejtoritë Komunale për Arsim, që kanë përfunduar trajnimet me sukses duke avancuar kështu njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e politikëbërjes, përmirësimin e komunikimit, zgjerimin e kapaciteteve planifikuese dhe koordinuese në arsim.

Me këtë rast, së bashku me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Angelika Viets, shpërndan certifikatat për 60 kandidatët që kanë përfunduar me sukses programet e trajnimit.

Ministri Bajrami falënderoi Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GiZ) për mbështetjen dhe bashkëpunimin jo vetëm në këtë projekt por edhe në projektet tjera në fushën e arsimit dhe i ftoi atë për mbështetje të mëtutjeshme në sektorin e arsimit.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.