MASHT

Telegram Urimi

24 Dhjetor, 2014

I nderuar Akademik Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
I nderuar Akademik Pajazit Nushi – nënkryetar,
I nderuar Akademik Isuf Krasniqi – Sekretar i Përgjithshëm,

Dëshiroj t’ju shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në udhëheqjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Puna juaj në lëmin shkencor dhe të arriturat në fusha të ndryshme të studimeve, më bëjnë të besoj fuqishëm se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës do të vazhdojë të jetë institucioni më i respektuar i shkencës në Republikën e Kosovës. Jam i sigurt se, me njohuritë dhe përvojën tuaj, do ta ngritni edhe më lartë Akademinë dhe punën shkencore që bëhet në këtë institucion të dijes, kulturës dhe shkencës.

Ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën e rëndësishme që iu është besuar! 

Me respekt, 
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.