MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në hapjen e Panairit Tradicional “Prishtina 2016”

20 Prill, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtarë “Prishtina 2016”, në të cilin ndërmarrje të ndryshme të Republikës së Kosovës, rajonit dhe shkolla të mesme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional bëjnë promovimin e produkteve dhe pajisjeve të tyre, si pjesë e aktivitetit dhe punës kreative të nxënësve.

Në këtë panair, pjesëmarrës ishin edhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës së Skenderajt dhe shkolla të tjera, të cilët prezantuan disa nga produktet e realizuara nga puna e tyre praktike, në kuadër të zhvillimit të mësimit dual në Shkollat Profesionale.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e fokusuar në zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, përkatësishtë ndërlidhjes së mësimit teorik me atë praktik, për të siguruar individë të kualifikuar dhe konkurrentë në tregun e punës, të cilët do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa ky panair është mundësi e mirë e promovimit të vlerave dhe mundësive që ofron arsimi dhe aftësimi profesional.

Në këtë kontekst, MAShT, përkatësishtë ministri Bajrami ka nënshkruar një sërë Marrëveshjes Bashkëpunimi me disa ndërmarrje të Kosovës, të cilat do të mundësojnë zhvillimin punës praktike profesionale të nxënësve në këto ndërmarrje. Ky bashkëpunim njëherësh do të mundësojë hartimin e standardeve dhe kurrikulës së re të AAP-së. 

Last modified: 30 Gusht, 2022