MASHT

MASHT angazhohet për ndarjen e bursave nxënësve të komunitetit RAE

20 Prill, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami  mori pjesë në takimin  konsultativ-informues me donatorët ndërkombëtarë, përkrahës të edukimit dhe arsimimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE), me q`rast u diskutuan modalitetet dhe forma e ndarjes së bursave për vitin e ri shkollor 2016-2017, për shkollim të  nxënësve të këtij komuniteti dhe komuniteteve  tjera pakicë të përfshirë në sistemin e  arsimit të Kosovës.

Ministri Bajrami, ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së, donatorëve  dhe organizatave joqeveritare VORAE, REF, HEKS, etj, për mbështetjen dhe interesimin e tyre që të ndihmojnë arsimin dhe edukimin e fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Ministri Bajrami ndër tjera tha se MASHT-i, ka ndarë bursa edhe vitet e kaluara  për nxënësit e komuniteteve  RAE dhe se do të angazhohet që të rriten fondet për këtë çështje, njëherësh të kemi një numër më të madh përfituesish të bursave.

 “Në bashkëpunim me donatorët të ofrojm sa më shumë bursa për nxënësit e komunitetit RAE, por edhe të komuniteteve tjera më qëllim që të kemi një rini të shkolluar dhe të aftë për tu përballur më sfidat e jetës dhe për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të vendit “,  tha  ndër tjera ministri Bajrami.

Ministri Bajrami gjithashtu tha se MASHT-i  do të ketë rol proaktiv në procesin e ndarjes së bursave të cilat do të rriten gradualisht. 
”Do të jemi drejtpërdrejtë të kyqur në procesin e ndarjes së bursave, do të bëjmë monitorimin njëherësh do të kërkojmë edhe llogaridhënie” tha ministri Bajrami.

Në këtë takim u fol edhe për skemat e ndarjes së bursave si dhe përbërjen e Komitetit për Ndarjen e Bursave, anëtarë të të cilit do të jenë përfaqësues të BE-së MASHT-it, REF (OJQ),  VORAE, etj. 

Last modified: 30 Gusht, 2022