MASHT

Ministri Bajrami dhe ambasadori Cliff vizituan Qendrën e Studentëve ku do të vendosen 200 të rinjë britanez

13 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ian Cliff, vizituan Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i priti drejtori z. Fatmir Sfishta. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër kushtet për banim në Qendrën e Studentëve, ku gjatë verës që vjen do të akomodohen rreth 200 të rinjë nga Britania e Madhe.

Ministri Bajrami tha se ndjehet shumë i kënaqur për faktin se Britania e Madhe ka përzgjedhur Kosovën për t’i dërguar një grup të rinjsh për qëndrim disa ditësh në Kosovë.

“Ky është një mesazh i mirë që Kosova është vend i të rinjve, sepse në këtë kohë kur po kemi problem me imigrimet, Qeveria Britanike ka zgjedhur pikërisht Kosovën për të sjellë një grup të madh, më shumë se 200 të rinj, të cilët do të qëndrojnë këtu me misionin që të njoftohen me Kosovën, si vend i mundësive të reja, vend i të rinjve. Kjo tregon për besimin që kanë miqtë tanë, e në rastin konkret Britania e Madhe “, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami theksoi se MAShT dhe Qendra e Studentëve do të bëjnë gjithçka, në mënyrë që ky qëndrim i liderëve të rijnë, të kalojë sa më mirë, ndërsa tha se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, do të organizohen jo vetëm aktivitetete të liderëve të rinjë, por do të ketë edhe programe kulturore artistike, si dhe programe sociale.

Ndërkaq, ambasadori Cliff tha se Ambasada Britaneze është duke mbështetur trajnimin për udhëheqësit e rinjë. “Ne po dëgjojmë shumë këtyre ditëve për të rinjtë që nuk e shohin perspektivën dhe të ardhmen në Kosovë. Unë mendoj që një program, i cili i mëson rreth afësive për jetën është i përshtatshëm në këtë kohë”, tha ndër tjera ambasadori Cliff.

Last modified: 30 Gusht, 2022