MASHT

Ministri Bajrami është takuar me ministrin e Shtetit për Universitete dhe Shkencë në Qeverinë Britanike

21 Janar, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2015, ka zhvilluar një takim me Rt Hon Greg Clark, ministër i Shtetit për Universitete dhe Shkencë në Qeverinë Britanike.

Ministri Bajrami dhe ministri Clark kanë biseduar rreth mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimit të partneriteteve me universitetet britanike, si dhe për përkrahje në reformat e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në universitetet tona publike.

Ministri Bajrami, gjatë ditës do të jetë mysafir në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa në mbrëmje do të takojë për bashkëbisedim studentët tanë në Londër.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.