Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në konferencën për MSA-në , me rast foli për politikat zhvillimore te arsimit në Kosovë, kahet dhe perspektivën së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm shtetëror.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në konferencën për MSA-në , me rast foli për politikat zhvillimore te arsimit në Kosovë, kahet dhe perspektivën së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm shtetëror.
Me këtë rast ministri Bajrami, ndër tjera theksoi angazhimin e MAShT në ndërtimin standardeve të cilësisë , në sistemin arsimor në shumë dimensione , për faktin se tashmë duhet ta kuptojmë trendin modern ku arsimi trajtohet si ekonomi, si zhvillim.
Po punojmë që ta përgatisim një rini me kompetente që plasohet në tregun e punës . Ne kemi ndryshuar dhe po pilotojmë kurrikulën e re , e cila është duke u pilotuar me sukses në mbi 100 shkolla dhe po përmirësohet në proces tha ministri Bajrami.
Prioritet yni është ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i arsimit dhe aftësimit profesional, ndërsa në bashkëpunim me Bashkimin Evropian , po punojmë në projektin e madh që të harmonizojmë sistemin arsimor me nevojat e tregut të punës dhe në këtë aspekt i kemi rezultatet e para theksoi ministri Bajrami.
“ Ne kemi nevojë për më shumë kuadro për teknologji informative (TIK) ndërsa jemi të angazhuar për një mësim dual, ndërlidhje të mësimit teorik me atë praktik , prandaj kemi lidhur marrëveshje me shumë ndërmarrje të Kosovës dhe do ta bëjmë këtë gjë me rreth 100 sosh , për të krijuar mundësinë që nxënësit dhe studentët tanë të zhvillojnë praktikën profesionale , të marrin përvojën e duhur e pse jo edhe të punësohen “ tha ministri Bajrami.
Ndërsa sa i përket arsimit të lartë ministri Bajrami , theksoi se Kosova ka më së shumti studentë për kokë t`banorëve, andaj jemi të angazhuar që të kemi universitete të specializuara , universitete që ofrojnë programe që i përgjigjen nevojave të tregut të punës.
Ministri Bajrami gjithashtu the se së shpejti do të miratohet edhe Ligji për Profesionet e Rregulluara . Ndërsa në të ardhmen e afërt do të përgatitet një test vlerësimi i mësimdhënësve , ku në bazë të vlerësimeve që do kemi , do të krijojmë fonde për trajnime aty ku vlerësohet si me e nevojshme që kjo të bëhet tha në fund ministri Bajrami.
Last modified: 30 Gusht, 2022