MASHT

Ministri Bajrami priti një delegacion të Universitetit “Hacettepe” të Ankarasë

20 Maj, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti një delegacion të Universitetit “Hacettepe” të Ankarasë (Tuqi), të kryesuar nga rektori Prof. Dr. Addurrahim Haluk Özen – Rektor i Universitetit Hacetepe ne Ankara, të shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të këtij universiteti me universitet e Kosovës.

Ministri Bajrami i njoftoi mysafirët me trendet aktuale të arsimit në Kosovë, prioritetet dhe angazhimin e MASHT, me fokus ngritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet  si dhe integrimin meritor të arsimit të lartë në Procesin e Bolonjës.

Ministri Bajrami tha se e mirëpret shprehjen e vullnetit për bashkëpunim të ndërsjellë  të Universitetit Hacettepe me universitetet tona në aspektin e këmbimit të përvojave dhe mobilitetit të studentëve e të kuadrove. Ndërsa, ky bashkëpunim theksoi ministri,  do të bëhej edhe  në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian, siç janë Horizon 2020 dhe Erasmus Plus.

Ndërsa, rektori Prof. Dr. Addurrahim Haluk Özen , ka falënderuar ministrin Bajrami për pritjen dhe përkrahjen e iniciativës për bashkëpunim mes universitetit që e udhëheqë ai dhe atyre të Kosovës, për të shprehur se ky bashkëpunim do të jetë në interes të dy palëve.

Last modified: 30 Gusht, 2022